Bebe Rexha së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Doja Cat. Xhirimet e projektit që mban titullin “Baby I’m Jealous” kanë nisur pak ditë më parë. Dy yjet e muzikës u panë të mërkurën në Los Angeles ndërsa ishin veshur me veshje të frymëzuara nga vitet ‘70.
Në sheshxhirim ishte i pranishëm dhe i dashuri i ri i artistes shqiptare, kineasti Keyan Safyari. Xhirimet lejohen në Los Anxhelos për sa kohë që ekuipazhi dhe aktorët përdorin disa masa paraprake që sigurojnë që Covid-19 të mos përhapet.
Kujtojmë që Bebe zyrtarizoi lidhjen e re së fundmi, dhe pse u fotografua pak kohë më parë krah Safyarit në rrugët e Los Angeles. Pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen dhe sipas mediave të huaja ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari. xh.d/abcnews.al