Beatrix uron të ëmën për 8 Mars, përcjell mesazhin e rëndësishëm për të gjitha gratë

schedule15:26 - 8 Mars, 2022

schedule 15:26 - 8 Mars, 2022

Beatrix Ramosaj ka uruar nënën e saj, Antigonën për 8 Marsin. Këngëtarja shprehet se ndihet ajo është kryefjala e jetës së saj që e frymëzon dhe e mbron në çdo gjë. Ndërkohë, në një tjetër postim, Trixa ka dhënë dhe një mesazh për të gjitha gratë që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

“Kur dikush më pyet se kush më frymëzon çdo ditë, më vjen vetëm një emër në mendje dhe ajo është një grua e fortë, frymëzuese, e guximshme, e dashur, suportive dhe e sjellshme, nëna ime. Të dua pafundësisht, mami! Faleminderit që më frymëzon gjithmonë që të jetoj, të dua dhe të qesh.

Gëzuar ditën e gruas mami. Ti je dhurata më e madhe nga Zoti.”, shkruan ajo teksa shton: “Sot dua të vlerësoj çdo grua që ka kontribuar për të qenë këtu ku jam sot. Nënën time, femrat në familjen time dhe çdo grua që më ka dhënë dorën. Unë ju falenderoj dhe jam mirënjohëse! Ndikimi juaj ka rëndësi. Fjala juaj ka peshë.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!