Beatrix Ramosaj kërkon perfeksionin në çdo paraqitje të saj. Këngëtarja e famshme ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin e Big Brother VIP, ku ra në sy me elegancën e saj. Ish konkurrentja e këtij reality shoe kishte zgjedhur markën e njohur Burberry.
Pjesa e sipërmes që ishte një korset kap vlerën e 1,258 dollarëve, ndërsa xhinset kanë një çmim prej 885 dollarëve, që në total i bie 2,143 dollarë. Identifikimi i markës dhe çmimeve është bërë nga faqja e famshme në Instagram me emrin @AlbaniaStreetStyle.
Ylli i muzikës ishte aty e ftuar për të komentuar ngjarjet më të fundit brenda shtëpisë së famshme dhe sigurisht për të mbështetur partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj, për të cilin pati dhe disa fjalë të ngrohta.