Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë pas shumë vitesh mungesë

schedule08:24 - 27 Shtator, 2020

schedule 08:24 - 27 Shtator, 2020

Beatrix Ramosaj është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Beatrix gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me fotot provokative që ndan në rrjete sociale. Prej shumë vitesh është distancuar nga muzika, por tashmë ka ardhur koha që të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Përmes një fotoje që ka postuar në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt po rikthehet me këngë të re. “Kënga e re së shpejti. Po ndodh vërtet njerëz, e di se është bërë gjatë”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares mban titullin “Pa ndenjë”, të cilën e solli në vitin 2017, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po përgatit pas kësaj pauze prej disa vitesh. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!