Beatrix Ramosaj është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të shoëbizzit shqiptar. Prej disa kohësh këngëtarja është distancuar nga muzika, por së fundmi ka bërë me dije se po punon për të sjellë së shpejti projektin e ri.
Në një postim në Instastory, këngëtarja theksoi:“Kënga e re së shpejti. Po ndodh vërtet njerëz, e di se është bërë gjatë”. Megjithatë, nuk dha detaje të mëtejshme se kur pritet të publikohet apo nëse bëhët fjalë për një këngë solo ose bashkëpunim.
Ndërkohë, Beatrix po shijon disa ditë pushime në Dubai ku nuk ka nguruar të postojë dhe disa foto provokuese në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet e veshur me një bodysuit, duke nxjerrë në pah linjat perfekte trupore. xh.d/abcnews.al