Beatrix Ramosaj përballet me realitetin, këngëtarja hesht pas daljes nga “Big Brother”

schedule13:55 - 23 Janar, 2022

schedule 13:55 - 23 Janar, 2022

Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara e spektaklit të së premtes pas një qëndrimi 90 ditor në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. Ajo ishte në televotim së bashku me moderatoren, Einxhel Shkirën dhe partnerin e saj, Donald Veshaj. Pjesëmarrja e këngëtares në reality show-n e famshëm është shoqëruar me një sërë dinamikash duke e bërë atë një ndër personazhet më të komentuar.

Ajo krijoi një lidhje me Donaldin fill pas daljes nga shtëpia të Semi Jaupaj, e cila kishte një raport të afërt me aktorin e humorit, njëherazi mikesha shumë e mirë e Bora Zemanit. Ndërsa ata konfirmuan pëlqimin për njëri-tjetrin brenda shtëpisë, vendi “ziente” për tradhtinë e tyre ndaj moderatores. Ofendimet, sharjet për dyshen ishin nga më të rëndat.

Sot shqiptarët festojnë Vitin e Ri"/ Beatrix Ramosaj lë shtëpinë e "Big Brother VIP" - Lajme Durrës

Kjo për faktin se Donaldi i kishte dhënë shpresë Borës për një rikthim pas puthjes që shkëmbyen brenda shtëpisë dhe varëses që i dhuroi për përvjetor. Madje, arritën deri aty sa hodhën dhe gur brenda shtëpisë së famshme duke ofenduar dhe Donaldin. Ky veprim solli reagimin e Borës, e cila dënoi këtë sjellje dhe kërkoi që të mos e gjykonin Donaldin.

“Gjithçka ka qenë shumë e sikletshme dhe dua të them se asnjëherë nuk do mund të ndërhyja në këtë histori nëse nuk do të merrja një reagim dhe sigurinë e plotë të Donaldit. Mund t’i kisha marrë hapat më sigurt, mendoja se isha e qartë, kisha shumë besim. Jam në siklet që jam në këtë situatë por ndjenja ime për atë nuk ndryshon. Dhe e di që dhe nga ana e tij. E ndjej shumë.“, tha Trixa kur pranoi pëlqimin për Donaldin.

Who would you like to kiss?" / Donald asks the embarrassing question, see how Beatrix reacts (VIDEO) - Gossip

Beatrix ishte më e shënjestruara, gjë që solli dhe reagimin e familjarëve të saj. Albani dhe nëna e saj, Antigona treguan mbështetjen për Trixën. Gjatë kohës që ishte në nominim këtë javë, këngëtarja kishte marr sinjale nga banori i ri Arbëri se si është komentuar jashtë, gjë e cila bëri që Trixa të ndihej keq. Pas daljes, ajo është takuar me të ëmën Antigonën në prapaskenë.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj shkëmbejnë puthjen e parë – Abc News

Ata shihen të emocionuara dhe me lot në sy. Pasi doli, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e këngëtares. Ndryshe nga personazhet e tjerë që kanë lënë shtëpinë, të cilët kanë përcjellë mesazhe falenderimi për mbështetjen, Trixa nuk ka reaguar ende.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!