Beatrix Ramosaj kthehet nga pushimet, drekon me personin e afërt të Donaldit

schedule17:17 - 10 Mars, 2022

schedule 17:17 - 10 Mars, 2022

Beatrix Ramosaj është takuar së fundmi me Monika Lubonjën. Ka qenë këngëtarja që ka ndarë një foto me aktoren dhe nënën e saj, Antigonën duke drekuar. “U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.

Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje të ngushtë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Pak javë më parë, kur Monika u pyet në “Abc e pasdites” për ndarjen e Trixës me Donaldin, me të cilët ka një raport të afërt, tha se beson se ka një dritë jeshile për ribashkim.

“Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha mes të tjerash Monika.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!