Beatrix Ramosaj feston ditën e sotme 27 vjetorin e lindjes. Për të shënuar këtë ditë të veçantë, këngëtarja ndau në rrjete sociale disa fotografi nga “Netët e Klipit Shqiptar”, që u mbajt pak ditë më parë në Ulqin dhe ku u vlerësua me dy çmime të rëndësishme.
“Është ditëlindja ime e 27-të! Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj që e kam mësuar kuptimin e vërtetë të versionit tim të vallëzimit në shi”, ka shkruar këngëtarja. Ajo e ka pritur ditëlindjen në mesnatë mes luleve dhe tullumbaceve të shumta pranë familjarëve të saj.
Mes urimeve të shumta, nuk ka munguar dhe një special nga i vëllai. Albani, i cili u shpall fitues i “Kënga Magjike 2021”, ka publikuar një fotografi me Beatrixin, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi. Motra ime e talentuar dhe e bukur. Të dua Beatrix Ramosaj”.
xh.d/abcnews.al