Beatrix Ramosaj arrin që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Megjithëse ka qëndruar larg nga muzika, këngëtarja qëndron mjaft aktive për ndjekësit e saj, nëpërmjet postimeve në Instagram ku sjell momente të ndryshme nga jeta e saj private.
Së fundmi, ajo ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin në look që ka bërë. Ndonëse jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë brune, Beatrix ka vendosur të heqë dorë dhe të bëhet bjonde. Ajo ka ndarë disa foto me bikini, ndërsa vëmendjen e marrin gjithashtu format tërheqëse trupore. /abcnews.al