Beatrix Ramosaj bën dy tatuazhe që lidhen me Donaldin, kuptimi që fshihet pas

schedule16:03 - 22 Mars, 2022

schedule 16:03 - 22 Mars, 2022

Beatrix Ramosaj ka zbuluar se ka bërë tre tatuazhe të reja, dy prej të cilëve duket se kanë lidhje me Donaldin. Dy prej tyre që i ka bërë në parakrah, ka vendosur që t’jua tregojë dhe ndjekësve të saj. Në njërin shkruhet “Wildcat” ndërsa tjetri është një zjarr.

Mirëpo, fansat besojnë se këto dy tatuazhe të reja janë një dedikim për aktorin e humorit, me të cilin pati një romancë gjatë kohës që ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. “Wildcat” që do të thotë mace e egër, është një tatuazh që Donaldi e ka bërë në kraharor.

Ndërsa zjarri lidhet me dy gjëra. “Luaj me zjarr” është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on Fire” është kënga që i dedikoi Donaldi me 14 Shkurt teksa ndodhej brenda BBV. Megjithëse, ajo nuk ka komentuar asgjë, këto tatuazhe nuk duket se janë një rastësi.

Donaldi mban premtimin e bere! Ne shtepine e "Big Brother VIP" ai ben kete  tatuazh (VIDEO) | Loki Magazine

/abcnews.al