Beatrix pret që Donaldi ta trajtojë si një princeshë. Gjatë një bisede që po zhvillonin brenda shtëpisë së Big Brother, këngëtarja iu drejtua me disa kërkesa Donaldit teksa tha: “Dua të më mbash dorën ndërkohë që t’i punon, dua të më ledhatosh flokët. Të më trajtosh si një princeshë.”
Gjatë puntatës së djeshme, Beatrix u surprizua në mënyrën më të bukur. Ajo doli nga shtëpia e Big Brother për të shkuar drejt Pallatit të Kongreseve ku dhe pa live vëllain, Albanin teksa performonte këngën Theje.
Ky i fundit është vlerësuar si një ndër pretendentët kryesorë për të fituar edicionin e 60-të të këtij festivali. Përpos Albanit, Beatrix takoi për pak sekonda dhe mamanë e saj. “Të dua fort, je shumë e mirë, vazhdo kështu. Të duam shumë”, tha mamaja e saj.
Një mesazh mori dhe nga i vëllai. “Jeta është shumë e shkurtër, jetoje në maksimun. Mos e vrit mendjen për asgjë. Të duam shumë të gjithë, më ka marrë malli shumë”, tha Albani duke treguar mbështetjen ndaj së motrës dhe raportit që ka krijuar me Donald Veshaj.
/abcnews.al