Beatriksa dhe Donaldi përplasen sërish: Llasticë, pse qan këngëtarja?

schedule23:10 - 8 Janar, 2022

schedule 23:10 - 8 Janar, 2022

Dyshja e famshme, Donaldi dhe Beatriksa, janë përfshirë sërish në debat mes tyre.

Pak më parë, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u kthye në një fermë, pasi në ambientet e shtëpisë u bashkuan disa kafshë, në kuadër të provës javore.

Banorët u afruan e nisën t’i përkëdhelin, ndërkohë që disa prej tyre duket se krijuan një lidhje shumë të madhe shpirtërore me ta.

Një ndër to ishte dhe Beatriksa, e cila u revoltua me Donaldin. Arsyeja ishte sepse, sipas saj, ai i mori qengjin.

Këngëtarja duket se e përjetoi shumë këtë situatë dhe e akuzoi aktorin se e bëri këtë gjë me qëllim për të vazhduar “spektaklin e tij”.

Nga ana tjetër, Donaldi iu përgjigj duke e quajtur “llasticë” dhe u largua nga dhoma në të cilën po zhvillohej debati.

Kisha tre orë po flisja për Bellën dhe ma përmendi Monika Bellën dhe u mërzita shumë. Shyqyr u gëzova për një gjë, edhe nuk më le. Edhe thotë pastaj pse mërzitesh për gjëra të vogla. Për çfarë të gëzoj unë këtu? Vetë ulem, vetë ngrihem”.