Beatriks “tradhton” Donaldin për nominimet

schedule13:48 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 13:48 - 25 Dhjetor, 2021

Këngëtarja Beatriks Ramosaj nuk ka zgjedhur të shpëtojë Donald Veshajn nga nominimi. Gjatë spektaklit në “Big Brother” këngëtarja zgjodhi Beniada Nishanin.

Kur u pyet se pse shpëtoi Benin, ajo u shpreh se i ka qëndruar këto ditë që nuk është ndjerë mirë shumë pranë.

Beatrix shtoi se nuk tha emrin e Donald Veshajt, pasi ai është i fortë dhe nuk rrezikon që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Por aktori i humorit i shpëtoi nominimit pasi e shpëtoi Beniada. Megjithatë zgjedhja e Beatriksës ka habitur ndjekësit në rrjete sociale të cilët e kanë interpretuar si krisje mes çiftit.

Ndërkohë 3 banorët e fundit që nuk iu përmend emrin shkuan në televotim dhe ata janë, Iliri, Meridiani dhe Antonela.

Zinxhiri nisi fillimisht nga Arjola e cila ishte e preferuara e shtëpisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!