Beatrice shfaqet e veshur shumë thjesht në një event, askush nuk po e besonte që ishte Princeshë

schedule10:40 - 15 Tetor, 2022

schedule 10:40 - 15 Tetor, 2022

Princesha Beatrice dukej e mrekullueshme gjatë natës së saj në Regent’s Park dhe konkretisht në Panairin e Artit Frieze në Londër, e veshur me një xhaketë sportive të pabesueshme Zara.

Princesha Beatrice e Jorkut u shfaq me bashkëshortin e saj Edoardo Mapelli Mozzi.

Gjakkaltërja zgjodhi një këmishë të thjeshtë ngjyrë të bardhë blu dhe një fund të bardhë me një xhaketë të zezë Zara të cilën e bashkoi me këpucët Gucci dhe një çantë Yves Saint Laurent. Ajo kompletoi look-un e saj me grim natyral. Eduardo dukej mahnitës me një kostum blu dhe këmishë të bardhë.

Kjo ngjarje VIP zhvillohet çdo tetor në Regent’s Park për të shfaqur punën e artistëve të rinj dhe të njohur. Të pranishëm ishin edhe Lady Helen Taylor dhe vajza e saj, Lady Estella Taylor, e cila është 17 vjeçe.

Princesha Beatrice me burrin e saj Edoardo

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!