Në një intervistë për Deutsche Welle, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stefan Dujarric, shprehet se Bashkimi Europian ka zgjedhur si kandidatë kryesorë për anëtarësim Serbinë dhe Malin e Zi, pavarësisht këmbënguljes së presidencës bullgare në favor të Shqipërisë.
Kombet e Bashkuara këmbëngulin se dhe pas krizave ekzistenciale që ka kaluar Bashkimi Europian, si ato financiare, politike dhe gjeopolitike, është e rëndësishme që të dëshmohet vazhdimësia e unionit me anë të procesit të zgjerimit.
Bashkimi Evropian po i jep një hov të ri zgjerimit në drejtim të Ballkanit perëndimor me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi. Në një interivstë për Deutsche Velle, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stefan Dujarric, shprehet se vendet e Ballkanit po dialogojnë me Bashkimin Evropian, dhe ky është një diskutim në të cilin OKB nuk është e përfshirë.
Ky është një zhvillim politik që është nxitur nga Bullgaria, e cila mban presidencën e radhës në BE. Bullgarët donin që bisedimet e pranimit të fillonin me Shqipërinë. Por BE ka shpallur si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, vende të cilave u është hapur një perspektive pranimi në vitin 2025. BE e sheh vitin 2019 si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe është e vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga Ballkani në BE. Në vitin 2019 pritet që Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim. Në muajin maj Bullgaria do të organizojë në Sofje një konferencë, ku secilit vend aspirant do i jepet një plan individual aksioni, modeluar sipas nevojave të vendit.
Ballkani ofron një mundësi të sigurt zgjerimi dhe kjo mund të shfrytëzohet për t’ i vënë kufi influencës ruse. Vëmendja më e madhe e OKB është tek dy vendet ballkanike ku ka pasur angazhimin më të madh, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën./abcnews.al