BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë deri në janar 2023

schedule13:08 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:08 - 26 Korrik, 2022

Bashkimi Europian ka vendosur të rinovojë sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të janarit 2023, sipas The Guardian.

Vendimi, një formalitet i marrë nga ministrat e energjisë të BE-së, i referohet sanksioneve që u futën për herë të parë në fuqi në vitin 2014 dhe u zgjeruan ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Lexo edhe: BE-ja po shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Bashkimi Europian po  shqyrton gjithashtu mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Ndërsa shumica e vendeve të BE-së besojnë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata janë të shqetësuar gjithashtu s është i paligjshëm dhe se do të krijonte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t’i humbiste rastet në gjykatat e veta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!