Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

BE zbaton vendimin për tarifa ndaj importeve të makinave elektrike nga Kina

schedule18:01 - 4 Korrik, 2024

schedule 18:01 - 4 Korrik, 2024

Bashkimi Evropian ka zbatuar paralajmërimin e tij për të vendosur tarifa të përkohshme për importet e makinave elektrike nga Kina deri në 37,6%, njoftoi sot Gazeta Zyrtare e bllokut.

Kompanitë kineze të prekura përfshijnë BYD, një sponsor kryesor i turneut të futbollit Euro2024 në Gjermani, i prekur nga tarifa deri në 17,4%, “Geely” 19,9% ​​dhe SAIC  37,6%.

Paralajmërimi i tarifave të përkohshme për makinat elektrike daton muajin e kaluar – pasi një hetim nga Komisioni Evropian gjeti prova të mbështetjes së paligjshme nga subvencionet shtetërore kineze.



Me rrezikun e një lufte tregtare me Pekinin, masat ndëshkuese të BE-së bëhen përfundimtare brenda katër muajve, nëse Kina nuk bën lëshime.

Deri atëherë, në vend të tarifës duhet të paguhet një depozitë sigurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!