Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Vetingu të mbyllet deri në mes të 2026/ Ambasadori i BE dënon sulmet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë të vetingut

schedule18:35 - 29 Tetor, 2025

schedule 18:35 - 29 Tetor, 2025

Rivlerësimi përfundimtar gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përfundojë deri në qershor të 2026.

Gjatë një takimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se vetingu, mbetet një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndërsa konfirmon mbështetjen e Bashkimit Europian për procesin e vetingut, Gonzato, dënon sulmet ndaj vëzhguesve ndërkombëtare.

Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

Deri më tani, Kolegji I Posacem I Apelimit ka shqyrtuar 370 nga 417 ankimime të depozituara. Ndërsa në proces janë edhe 48 te tjera të cilat pritet të mbyllen brenda këtyre 8 muajve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!