BE vendos sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të përfshira në sulmet me “dronë kamikazë” në Ukrainë

schedule12:09 - 20 Tetor, 2022

schedule 12:09 - 20 Tetor, 2022

BE ka vendsour sanksione ndaj tre individëve dhe një entiteti të lidhur me dronët iranianë që “goditën” Ukrainën.

Sipas një mesazhi të presidencës çeke në Twitter, “ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve të përfshira në sulmet me dronë që goditën Ukrainën”.

Shtetet e BE-së kanë vendosur të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për furnizimet me dron.

BE-ja është gjithashtu e gatshme të shtojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që ishin tashmë në listën e mëparshme të sanksioneve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!