BE uron Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet britanike

schedule10:47 - 5 Korrik, 2024

schedule 10:47 - 5 Korrik, 2024

Zyrtarët kryesorë europianë uruan sot kreun e Partisë Laburiste Kier Starmer për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe dhe thanë se presin me padurim bashkëpunimin e ardhshëm.

“Ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhje. Mezi pres të punoj me ju në një partneritet konstruktiv për të zgjidhur sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar sigurinë europiane,” tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila u emërua për një mandat të dytë në zgjedhjet europiane të qershorit.

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metzola, ka uruar Starmer për fitoren në zgjedhje, me mesazhin se marrëdhënia mes BE-së dhe Britanisë së Madhe i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta dhe miqësinë e kahershme.

/abcnews.al