BE thirrje Turqisë të rishqyrtojë vendimin mbi “Shën Sofinë”

schedule09:30 - 14 Korrik, 2020

schedule 09:30 - 14 Korrik, 2020

Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE ka dënuar vendimin e Turqisë për muzeun e Shën Sofisë, i kthyer tashmë në xhami dhe i ka bërë thirrje qeverisë turke të rishqyrtojë vendimin e saj.

Kjo ishte takimi i parë ballë për ballë i 27 ministrave të jashtëm të BE që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell mbajti një konferencë për shtyp duke thënë se ata “dënuan vendimin turk për të kthyer një monument të tillë emblematik si Shën Sofia, në xhami”.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë mosbesim, mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim,  tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel.

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj”, tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias.

Unë fola gjatë Këshillit për ndikimin serioz të shkeljeve turke në sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor. Unë jam i kënaqur, sepse partnerët shprehen solidaritet me Greqinë dhe Qipron për veprimet e paligjshme turke në dëm të sovranitetit dhe të drejtave tona sovrane. Me kërkesën tonë, ka pasur një konsensus të gjerë për një listë të masave të duhura të mëtejshme, siç janë sanksionet, që do t’i lejonin BE të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vepronte po njësoj.

Asnjë vendim nuk u mor në mbledhjen e 13 korrikut por ministrat e BE-së do të rishikojnë çështjen në takimin e tyre të ardhshëm në gusht, tha Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!