BE-ja i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bashkohet marrëveshjes së Detit të Zi të mbështetur nga OKB-ja për të eksportuar grurë nga Ukraina dhe për të ndaluar pushtimin e saj të paligjshëm dhe bllokimin nga ushtria e saj.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Komisionit për politikën e jashtme, Peter Stano, i pyetur për takimin mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan në resortin e Detit të Zi, Soçi.
“Kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi në korrik, ajo në mënyrë efektive dëmtoi mënyrën më të qëndrueshme për të eksportuar grurë ukrainas në tregun botëror.
Kjo nuk është e pranueshme”, tha Peter Stano.
Ai theksoi se Rusia po sulmon infrastrukturën portuale për eksportin e drithërav ukrainas, duke përfshirë rajonin e Danubit, si dhe mënyra alternative për eksportin e grurit, duke rrezikuar miliona njerëz të cenueshëm në mbarë botën.
Përfaqësuesi i Komisionit shtoi gjithashtu se Rusia po përfiton nga kjo situatë sepse çmimet botërore po rriten dhe ajo po rrit eksportet e saj.
/abcnews.al