Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi Moskën që të mos përdorë një sulm të supozuar me dron që sipas saj kishte në shënjestër Kremlinin për të përshkallëzuar luftën e saj në Ukrainë.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të supozuar si një justifikim për të vazhduar përshkallëzimin e luftës,” tha Borrell.
“Kjo është ajo që na shqetëson: kjo mund të përdoret për të justifikuar më shumë rekrutimin e njerëzve, më shumë ushtarë, më shumë sulme ndaj Ukrainës.”
“Kam dëgjuar presidentin Zelenskiy, ai tha qartë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulme, se ata po mbrojnë vendin e tyre, por po luftojnë në tokën e tyre, se nuk po sulmojnë tokën ruse,” tha Borrell.
Sa i përket Federatës Ruse, pothuajse e gjithë beteja brenda Ukrainës po zhvillohet në atë që Rusia e konsideron tokën ruse, pasi aneksimit të 4 rajoneve vitin e kaluar.
Në fillim të kësaj jave, Kremlini akuzoi Gjermaninë se armët që ka dërguar në Ukrainë janë përdorur për të sulmuar Rusinë.
/abcnews.al