Bashkimi Europian ka hedhur poshtë lajmet e publikuara nga mediat pranë Sali Berishës, se ambasadori Silvio Gonzato ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.
Në tentativë për të justifikuar humbjen e rëndë të Aleancës së Madhështorëve në zgjedhje, Syri.net publikoi lajmin se Gonzato, ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it.
Bashkimi Europian thekson në një deklaratë se unioni nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.
“Raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.”
Akuzave të medias së Berishës se Gonzato është bashkë me Ramën, zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri i përgjigjet qartë.
Unioni thekson se ky lloj dezinformomi, mund të minojë besimin që publiku ka në proceset demokratike.
Edhe njëherë Bashkimi Europian thekson se mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë, pa ndërhyrë dhe pa manipuluar në asnjë mënyrë./abcnews.al