BE: SHBA të rishikojë vendimin për tërheqjen nga OBSH-ja

schedule01:45 - 31 Maj, 2020

schedule 01:45 - 31 Maj, 2020

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kërkon SHBA-së të rishikojë vendimin për tërheqjen nga OBSH.

“Bashkëpunimi dhe solidariteti botëror përmes përpjekjeve shumëpalëshe janë e vetmja mënyrë efektive dhe e zbatueshme për të fituar këtë betejë me të cilën po përballet bota”, deklaruan Von der Leyen dhe Borrell duke iu referuar pandemisë së coronavirusit që ka prekur mbarë planetin.

” Përballë këtij kërcënimi botëror, ka ardhur momenti për të rritur bashkëpunimin dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Duhet të shmangim veprimet që dobësojnë rezultatet në nivel ndërkombëtar. Në këtë kontekst, i kërkojmë SHBA-së të rishikojë vendimin e njoftuar”, shtojnë ata.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do t’i jepte fund marrëdhënies mes vendit të tij dhe OBSH-së, që e ka akuzuar që prej fillimit të pandemisë se po tregohet shumë e butë me Kinën, ku u shfaq për herë të parë coronavirusi para se të përhapej në mbarë planetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!