EMA dhe ECDC rekomandojnë kombinimin e vaksinave pas rezultateve të studimit

schedule13:30 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 13:30 - 7 Dhjetor, 2021

Agjencitë shëndetësore të BE-së kanë rekomanduar kombinimin e vaksinave anti-Covid, ndërsa rajoni po përpiqet të mbajë në kontroll rritjen e rasteve përpara Krishtlindjeve, shkruan Reuters

Sipas provave, kombinimi i vaksinave prodhon nivele më të larta të antitrupave kundër koronavirusit, theksohet në një deklaratë të përbashkët nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Një qasje e tillë “mund të ofrojë fleksibilitet në lidhje me opsionet e vaksinimit, thanë EMA dhe ECDC, ndërsa u bënë thirrje njerëzve që të vaksinohen plotësisht.

Lexo edhe: STUDIMI/ Kombinimet e vaksinave që rrisin më shumë imunitetin

Miratimi i tyre vjen pas publikimit të një studimi, se marrja e dozës së parë të AstraZeneca ose Pfizer/BioNTech dhe më pas doza e dytë e Moderna nëntë javë më vonë shkakton një përgjigje më të fortë imune, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, EMA dhe ECDC thanë se nevojiteshin më shumë të dhëna  për të mbështetur kombinimin e vaksinave dhe nëse këto kombinime janë efektive të personat me sistem të dobët imunitar, të moshuarit, etj.

Rekomandimet e EMA dhe ECDC synojnë gjithashtu të ndihmojnë vendet anëtare të BE-së në fushatat e tyre të vaksinimit përpara çdo miratimi zyrtar, pasi agjencitë shëndetësore vazhdojnë të studiojnë të dhënat për kombinimin e vaksinave.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile kombinimit të vaksinave, ndërsa Organizata Botërore Shëndetësisë është duke vlerësuar qasjen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!