BE reagon për anulimin e vizitës së Vuçiç në Skenderaj

schedule15:33 - 9 Shtator, 2018

schedule 15:33 - 9 Shtator, 2018

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

Ajo shtoi se BE kërkon nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e lirë gjatë ditës. Sipas saj, vizita e Vuçiç ka qenë e qetë falë angazhimin e palëve përgjegjëse, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt./abcnews.al