BE pritet të shtrëngojë masat, certifikata e vaksinimit “skadon” 9 muaj nga bërja e dozës së dytë

schedule15:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:50 - 7 Dhjetor, 2021

Ministrat e Bashkimit Evropian po diskutojnë që vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit ta reduktojnë në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Kjo po shihet në bllok si një mënyrë për të ushtruar më shumë presion tek qytetarët që hezitojnë të vaksinohen. Edhe pse deri më tani një numër i konsiderueshëm vendesh e mbështesin këtë propozim, disa shtete këmbëngulin që vlefshmëria e certifikatës të jetë 12 muaj.

Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masa të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen.

Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti. Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!