Komisioni Europian pritet të propozojë një paketë të gjashtë sanksionesh këtë javë, përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse, sipas The Guardian.
Të hënën zyrtarët gjermanë thanë se vendi i tyre ishte i gatshëm të mbështeste një embargo të menjëhershme të naftës ruse, nga ana e Bashkimit Europian.
Kancelari Olaf Scholz, i cili ka qenë më i kujdesshëm se udhëheqësit e tjerë perëndimorë në mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës, ka qenë në presion të vazhdueshëm, përfshirë edhe vetë anëtarët e koalicionit të tij qeverisës.
Në një intervistë të transmetuar të hënën, Scholz tha se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Presidenti rus Vladimir Putin të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Ambasadorët e vendeve të BE-së do të diskutojnë sanksionet e propozuara mbi naftën ruse gjatë një takimi të mërkurën.
/abcnews.al