BE pritet të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë 2 miliardë euro

schedule09:20 - 20 Mars, 2023

schedule 09:20 - 20 Mars, 2023

Bashkimi EUropian pritet të miratojë gjatë kësaj jave një plan me një kosto të vlerësuar prej 2 miliardë eurosh për të blerë së bashku municione për artilerinë, të cilat Ukraina ka nevojë dëshpërimisht për të zmbrapsur sulmet nga forcat ruse.

Ky plan pritet të lejojë dërgimin e të paktën një milion predhave 155 mm për forcat e armatosura të Ukrainës dhe të plotësojë rezervat strategjike të vendeve të BE-së , disa prej të cilave janë në prag të shterimit.

“Shtetet anëtare, Holanda dhe Italia, kanë ende rezerva, por nuk ka asnjë bllokim,” shtoi ai, duke shtuar se pritet një marrëveshje “në këshillat e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes” sot në Bruksel dhe marrëveshja më pas do të vendoset  nga liderët në seancën e tyre të enjten dhe të premten.

BE-ja po i përgjigjet me planin një apeli urgjent të bërë më 9 mars nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kemi hyrë në fazën më të rrezikshme të luftës. Rusët kanë grumbulluar mbi 300,000 luftëtarë për të nisur një sulm dhe ne duhet të ndihmojmë forcat ukrainase të luftojnë”, shpjegoi një zyrtar i lartë europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!