Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

schedule22:00 - 5 Shkurt, 2024

schedule 22:00 - 5 Shkurt, 2024

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi se po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Borrell shtoi se sanksionet do të prekin njerëz dhe subjekte nga vende të ndryshme.

“Puna është duke u zhvilluar: ajo do të prekë shumë njerëz dhe subjekte, nga sanksionet personale e deri te kompanitë nga vende të ndryshme që marrin pjesë në shmangien e sanksioneve. Por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare midis anëtarëve të shteteve.

Kështu që nuk mund të hyj në detaje, por çdo muaj ka një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për agresionin kundër Ukrainës dhe për qarkun ekonomik që i lejon Rusisë të vazhdojë të ketë aftësitë për të ushqyer makinën ushtarake.”, tha Borrell./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!