BE po diskuton për paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë

schedule12:32 - 11 Prill, 2022

schedule 12:32 - 11 Prill, 2022

Bashkimi Evropian po diskuton për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, për të shtuar presionin ndaj Moskës në mënyrë që të ndalë luftën që Kremlini i ka shpallur Ukrainës që prej 24 shkurtit.

“Ne jemi të gatshëm të shtojmë sanksionet kundër Kremlinit , duke përfshirë edhe energjinë”, tha ministri danez për mediet gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksenburg.

Ndërkohë ministri lituanez, Gabrielius Landsbergis u shpreh i lumtur që Komisioni Evropian ka nisur të punojë për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

“Uroj që sanksionet kundër Rusisë të funksionojë”, tha ministri i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, shkruan CNN.

Evropa ka vendosur sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë së Rusisë pasi tanket e Putinit hynë në Ukrainë më 24 shkurt, por nuk arritën të synonin sektorin energjetik të Rusisë. Pamjet e civilëve të paarmatosur, të lidhur dhe të pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Bucchas një qytet që deri vonë ishte nën pushtimin rus, duket se i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim ndaj Putinit dhe të shtojnë sanksionet kundër Kremlinit.

Nafta dhe gazi i Rusisë mund të jenë objektivi i radhës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha deputetëve të BE-së javën e kaluar se raundi i pestë i sanksioneve “nuk do të jetë i fundit”.

“Po, ne tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të konsiderojmë naftën”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha se BE-ja duhet të marrë një “qasje optimale ndaj sanksioneve për të ofruar pengesën më të fortë të mundshme për të ndaluar ofensivën ruse në Ukrainë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!