BE përgjigje “të prerë” Spanjës: Kosova është pjesë e procesit të zgjerimit

schedule13:40 - 3 Shkurt, 2018

schedule 13:40 - 3 Shkurt, 2018

Me anë të një letre informale, Spanja i ka kërkuar Bashkimit Europian të mos përfshijë Kosovën në procesin e zgjerimit. Por reagimi i Brukselit ishte i qartë për faktin se Kosova është pjesë e Ballkanit perëndimor njësoj si shtetet e tjera, dhe se qëndrimi i Madridit nuk ndikon në strategjinë e komisionit europian për këtë rajon.

Brukseli i është përgjigjur në mënyrë të prerë Madridit pas dokumentit informal me anë të cilit Spanja kërkonte përjashtimin e Kosovës nga procesi i zgjerimit. Në letrën e përgjigjes shkruhej se qëndrimi I Spanjës nuk ka asnjë efekt në përcaktimin e strategjisë së komisionit europian, që përfshin rajonin e ballkanit perëndimor, dhe Kosovën. Reagimi vjen pak ditë para publikimit të një plani për zgjerimine bashkimit europian që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën, ish republikën jugosllave të Maqedonisë, Shqipërinë dhe Kosovën. Por pavarësish kësaj Brukseli thekson se Madridi dhe vendet e tjera anëtare janë yë lirë të sugjerojnë modifikime për strategjinë e Ballkanit perëndimor. Zëdhënësi I komisionit të Bashkimit europian, Margaritis Skinas u shpreh se opinioni I qeverive të BE ëshë normal në perspektivën e një dokumenti të ri politik.

Në letrën dërguar Brukselit, Spanja, një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, shkruante se s Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit por pjesë e një kornize të vecantë. Por Sllovakia një nga vendet e tjera që se njeh Kosovën, ka dhënë miratimin e saj për planin e Komisionit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!