BE përgënjeshtron Kurtin/ Stano: Masat ndaj Kosovës nuk janë hequr!

schedule19:30 - 17 Qershor, 2024

schedule 19:30 - 17 Qershor, 2024

Bashkimi Europian i është kundërpërgjigjur spekulimeve të Qeverisë së Albin Kurtit se Brukseli zyrtar po mendon heqjen e masava ndëshkuese që janë vënë ndaj Kosovës për shkak të nxitjes së tensioneve në veri përgjatë vitit të shkuar.

Duke iu referuar një deklarate të Zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi që tha  përgjatë javës së shkuar se Keshilli i Europës do të heq sanksionet ndaj Kosovës bazuar në detajet që ai dinte mbi raportin, Peter Stano zëdhënësi i Bashkimit Europian kritikoi Qeverinë e Albin Kurtit për këto spekulime publike duke lënë të nënkuptuar se diçka e tillë është një gënjeshtër.

“Heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës do të bëhet në kohën që diçka e tillë konsiderohet e duhur për Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Unionit Joseph Borrell. Do të ketë një raport që do të diskutohet nga shtetet anëtare dhe më pas do të merret vendimi. Kur diçka e tillë të ndodhë do ta njoftojmë Kosovës se cili është rezultati. Nuk ka hapësirë dhe nuk e shohim të arsyeshme që të ketë spekulime publike apo njoftime nga aktorë të ndryshëm.”

Peter Stano zëdhënës i Bashkimit Europian theksoi përgjatë konferences së tij për shtyp se Kosova duhet të vijojë punën për shtensionimin e situatës në veri, ndërsa rikujtoi se masat ndëshkuese ndaj Prishtinës Zyrtare u ndërmorën pasi ajo nuk pranoi të bashkëpunonte dhe të dëgjonte aleatët e saj.

Bashkimi Europian vuri sanksione ndaj Kosovës pas hapave të ndërmarrë nga Qeveria e Albin Kurtit për dërgimin e kryetarëve të rinj të Komunave në godinat e këtyre institucioneve ndonëse ata ishin zgjedhur me më pak se 3% të votave. Qytetarët Serbë kundërshtuan dicka të tillë dhe në përplasjet që patën me policinë e Kosovës ndërhyn dhe trupat paqeruajtës të Nato-s ku mbetën të plagosur mbi 90 ushtar të KFOR.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!