“BE përballet me sfida të shumta”, politologu Daci: Të mos ketë “dorë të hekurt” për integrimin e Ballkanit Perëndimor

schedule13:38 - 24 Qershor, 2024

schedule 13:38 - 24 Qershor, 2024

Politologu Alban Daci thotë se Bashkimi Evropian përballet me sfida të shumta, ku një ndër to është emigracioni, për të cilin nuk ka një strategji të përbashkët.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Daci u shpreh se BE ka dështuar në misionin e saj, atë të krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës.

Sipas Dacit, BE nuk duhet të jetë e ashpër dhe të ketë dorë të hekurt sa i takon integrimit, por të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe për interesa politike.

“Është takim rutinë, fokusi është zona Shengen. Ky takim vjen pas takimit të rëndësishëm të G7, mbetet zona Shengen përballë sfidave shumë të forta. Sot për sot, rreziku kryesor i BE mbetet cënimi i sovranitetit të vendeve anëtare. Ajo që tashmë BE, shumica e parlamentit është e djathtë, BE aktualisht ka sfida shumë të rëndësishme që nuk ka strategji të përbashkët, siç është çështja e emigracionit. Unë mendoj që Ballkani Perëndimor është problem serioz i BE, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, kanë mungesë garancie të sigurisë së brendshme. Në vendet që ka korrupsion, interesat ruse dhe kineze, janë të kollajshme të depërtojnë. Jo rastësisht lufta kundër korrupsionit është agjenda e G7 dhe e BE.

Togfjalëshi kryesor, korrupsioni, trafiqet, është kthyer në prioritetet e politikës së jashtme të politikës amerikane dhe të BE. Rusia po bën luftë hibride, hakerime, por edhe të blerjes apo të korruptimit të personave të vendeve që nuk kanë demokraci funksionale. Një ndër vendimet kryesore të G7, ishte bllokimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës. Kemi tendencën e  vazhdueshme që zona euroatlantike, NATO dhe BE kërkojnë të kenë dominim ndaj çdo vendi që kërcënon sigurinë. Dinamikat e sotme kërkojnë vendime të menjëhershme dhe të shpejta. Ballkani Perëndimor, duke dalluar Serbinë, është shprehur hapur dhe pro interesave të NATO dhe të BE. Është situatë jo shumë e këndshme dhe e rrezikshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mendoj që problemi kryesor i BE në vetvete, BE ka dështuar në misionin që nisi të krijohej. Ishte krijimi i federatës. Ideja ishte të krijoheshin Shtetete e Bashkuara të Evropës. Ishte e pamundur. Arsyeja që vendet e Ballkanit Perëndimor, përtej problematikave që kanë, BE është i vonuar për t’i përfshirë këto vende. Mendoj që me rindërtimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, BE duhet të shikojë mundësinë e integrimit. Mendoj që BE nuk duhet të jetë më i ashpër, ka raste që integrimi është bërë për interesa politike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!