Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE përballë SHBA?!/ Debati në “Real Story”, Nura: Perëndimi nuk ka mbaruar. Sotiri: BE s’është më faktor gjeopolitik

schedule20:56 - 6 Janar, 2026

schedule 20:56 - 6 Janar, 2026

Debati mbi rolin dhe të ardhmen gjeopolitike të Europës u rikthye në vëmendje gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, ku analistë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare shprehën qëndrime të ndryshme mbi pozicionin e BE-së në raport me fuqitë e mëdha globale.

Analisti Artur Nura theksoi se Perëndimi dhe Europa nuk janë drejt fundit, duke nënvizuar aftësinë e tyre për t’u vetorganizuar dhe për të ruajtur një rol të rëndësishëm gjeopolitik, përballë sfidave që vijnë nga Kina dhe rikthimi i ambicieve të ish-Bashkimit Sovjetik.

“Unë nuk e shikoj të mbaruar Perëndimin, sepse po të kishte mbaruar Europa, do të kishte mbaruar me kohë. Do të vetorganizohet dhe do të ketë një rol të rëndësishëm gjeopolitik. Armikun më të fortë ka Kinën dhe ish-Bashkimin Sovjetik, që synon të rikthehet. Nuk mund të dalë SHBA në kundërshtim me interesat gjeostrategjike të Perëndimit”, tha Nura.



Ndërkohë, ekspertja Juxhina Sotiri vlerësoi se Europa aktualisht nuk përbën një faktor real gjeopolitik dhe se ndikimi i Kinës brenda BE-së ka dobësuar rolin e saj përballë SHBA-ve, duke e bërë të vështirë ndryshimin e dinamikave globale në afat të shkurtër.

“Europa nuk është një faktor gjeopolitik dhe nuk u shërben më SHBA-ve. Korporata të mëdha kanë gjurmë të Kinës në Europë. Ka lejuar ndikimin aq të madh të Kinës, në BE. Nuk e shikoj BE-në një faktor që mund të ndikojë dhe të ndryshojë politikat e SHBA. BE e ka të pamundur që në një periudhë të shkurtër të ndryshojë ndonjë dinamikë, për më tepër që është një realitet që duhet pranuar. Europa duhet të fillojë të ngrihet dhe të çojë përpara motorët e saj”, u shpreh ekspertja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!