“BE paraqet zgjedhje strategjike, detyra jonë të plotësojmë kushtet”/ Kurti: Kosova e gatshme për zbatimin e reformave

schedule10:45 - 22 Janar, 2024

schedule 10:45 - 22 Janar, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e zhvilluar në Shkup u ndal tek zgjerimi i BE-së si edhe tek bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti theksoi se Kosova është e gatshme për realizimin e reformave, duke shtuar se kërcënimet duhet të marrin fund.

“Vitin e kaluar në tetor në Samitin e procesit të Berlinit, doli nga një mungesë e caktuar për ndjenjën e zgjerimit urgjent, ndërsa tani kemi plan për rritje apo zgjerim urgjent dhe kjo për shkak të rritjes së agresionit rus. Lidhur me sektorin privat besoj do të përmirësojë qasjen e financave. Gjashtë vendet e Ballkanit sigurisht do të ketë përfitime. Aderimi në BE besoj që duhet të jetë me merita dhe duhet të jetë një mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit.

Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve. Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet dhe qytetarët të afrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten. Liria për mallra duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe jo për gjëra të tjera. Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës, BE paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendit dhe puna jonë është të plotësojmë kushtet dhe BE të gjykojë sipas meritave”, tha më tej Kurti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!