BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet javën e ardhshme

schedule12:31 - 29 Shtator, 2022

schedule 12:31 - 29 Shtator, 2022

Një marrëveshje për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë pritet të miratohet javën e ardhshme përpara samitit të Bashkimit Europian, sipas një zyrtari të BE-së, shkruan Reuters.

Zyrtari tha se samiti pritet të fokusohet në referendumet në Ukrainë, aneksimet e mundshme të territorit nga Rusia, kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga  Rusia dhe ndërprerjen e gazsjellësit Nord Stream.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë gjithashtu propozime të ndryshme për kufijtë e çmimit të energjisë. Gjithashtu sipas një zyrtari të BE-së, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel beson se BE duhet të diskutojë çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!