Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE nxin “syrin” e Berishës/ Tha se Gonzato ndërhyri në raportin ODHR, misioni: Fake news!

schedule18:20 - 1 Maj, 2025

schedule 18:20 - 1 Maj, 2025

Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Europian ka hedhur poshtë një tjeter shkrim të publikuar nga portali i familjes Berisha, në të cilin thuhej se ambasadori Silvio Gonzato ka ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak i Osbe Odhir.

Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së në Tiranë, jo vetëm që quan të pavërtetë por i kujton demokratëve se dezinformimi dëmton besimin e publikut.

“Artikulli i publikuar nga Syri. net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.”

Ky nuk është rasti i parë kur ndërkombëtarët përgënjeshtrojnë mediat pranë Sali Berishës.

Të hënën, edhe njeriu i afert i Donald Trump, Richard Grennel u detyrua të përgënjeshtrojë një shkrim të portalit të drejtorit të komunikimit në PD, Alfred Lela, në të cilin përmendej si lobisti i Ramës për dy takime me djalin e Presidentit amerikan. Postim, i cili u ripostua edhe nga Trump Xhunior, duke konfirmuar hapur se tek ai, nuk ka lobuar askush për të takuar apo darkuar me Ramën duke e cilësuar shkrimin një gënjeshtër të madhe.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!