BE nuk është në gjendje të arrijë unanimitet për ndalimin e naftës ruse

schedule21:32 - 16 Maj, 2022

schedule 21:32 - 16 Maj, 2022

Bashkimi Evropian nuk ka arritur në një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, tha sot kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Për fat të keq, asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet sot”, u tha Borrell gazetarëve.

Megjithatë, ai tha se ministrat e jashtëm kanë vendosur të forcojnë më tej Ukrainën me 500 milionë euro për blerje armësh , duke e çuar shumën totale të akorduar nga BE për këtë qëllim në 2 miliardë euro.

Ndërkohë, BE ka njoftuar se importuesit e gazit rus do të mund të vazhdojnë të paguajnë pa shkelur sanksionet e vendosura ndaj Moskës.

Lexo edhe: Borrell: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës franceze

Komisioni Evropian i dërgoi udhëzimet e tij të rishikuara vendeve anëtare të premten, tha një zëdhënës për Bloomberg.

Në rekomandimet e përditësuara, kompanitë duhet të bëjnë një deklaratë të qartë se i konsiderojnë detyrimet e tyre të përmbushura sapo të paguajnë në euro ose dollarë .

“Kompanitë duhet të bëjnë një deklaratë të qartë se synojnë të përmbushin detyrimet e tyre sipas kontratave ekzistuese dhe të konsiderojnë detyrimet e tyre kontraktuale të pagesës të përmbushura duke paguar në euro ose dollarë, në përputhje me kontratat ekzistuese.

Brukseli la një “dritare” për vazhdimin e blerjeve të gazit rus, ku importuesve u kërkohet të bëjnë një “deklaratë të qartë” se i konsiderojnë detyrimet e tyre të plota, pasi të kenë kryer pagesën në euro ose dollarë.

Sipas direktivës së rinovuar, sanksionet evropiane “nuk i pengojnë ofruesit të hapin një llogari bankare në një bankë të caktuar për pagesat në bazë të kontratave për furnizimin me gaz në gjendje të gaztë, në monedhën e specifikuar në kontrata”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!