Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

BE një hap para SHBA, më shumë qytetarë të vaksinuar kundër Covid

schedule12:43 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:43 - 19 Korrik, 2021

Sipas të dhënave të publikuara të shtunën, Bashkimi Europian  ka vaksinuar më shumë qytetarë kundër COVID-19 me një dozë të parë sesa Shtetet e Bashkuara.

 



55.7% e qytetarëve të BE-së kanë marrë një dozë të një vaksine kundër Covid krahasuar me 55.5% të amerikanëve. Zëvendës Ministri Francez për Çështjet Europiane Clément Beaune publikoi në Twitter shifrat të shtunën duke u shprehur i lumtur për arritjen.

Të dhënat e reja vijnë pasi blloku prej 27 vendesh është kritikuar  për muaj me radhë për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.

Por SHBA është një hap para BE-së  kur bëhet fjalë për vaksinimin e plotë, me përkatësisht 48.1% dhe 42.5% të popullsisë së tyre të vaksinuar me të dyja dozat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!