Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Nisim heqjen e masave ndaj Kosovës/ Kallas: Heqja totale e sanksioneve varet nga ecuria e vendit

schedule17:16 - 22 Maj, 2025

schedule 17:16 - 22 Maj, 2025

Kosovë- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës.

Në një konferencë deklaroi se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri. Po ashtu, Kallas ka bërë thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve duke përmendur këtu se kjo duhet të bëhet për të paraqitur agjendën e reformave dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes.

“Si shenjë e përkushtimit tonë mund të njoftoj se BE ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu apeloi se BE nuk pret që të shohë përshkallëzim të situatës në veri.

“Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqim masat, por thonë se Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe se përshkallëzimi në veri po vazhdon përkundër kësaj. Kjo është pengesa që kemi. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtetë duhet të shohim shtensionim në veri”., tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!