“BE ndodhet më pranë nesh”, Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për integrimin

schedule12:39 - 29 Shkurt, 2024

schedule 12:39 - 29 Shkurt, 2024

Në konferencën e përbashkët për mediat me komisionerin Varhelyi, kryeministri Edi Rama u shpreh se BE ndodhet tashmë më pranë Ballkanit Perëndimor. Rama vlerësoi se plani i rritjes ekonomike, është një platformë kyce për të përshpejtuar integrimin europian.

“Mirëseerdhët në Tiranë të gjithë ju që vini nga rajoni. Jam këtu me Varhelyi, që na ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë kyc në këtë ndryshim të rëndësishëm të paradigmës.

Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se BE nuk po  bën punën e zakonshme, por po shkon një hap më afër për të na mbështetur me nje plan të rri të rritjes që është një nismë e konceptuar jashtë kornize.

Ky është rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar sa i takon vështirësive argumenteve dhe ideve tona.

Falë këtij shkëmbimi pikëmapjesh kemi arritur këtë objektiv të rëndësishëm për të futur në procesin e integrimit dicka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na cojë në një nivel tjetër shumë shpjet.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!