Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE, gati për Shqipërinë/ Solidaritet dhe mbështetje për përballimin e përmbytjeve

schedule18:45 - 8 Janar, 2026

schedule 18:45 - 8 Janar, 2026

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga kushtet e pafavorshme atmosferike në disa zona të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare, duke shkëmbyer informacion të vazhdueshëm dhe duke vënë në dispozicion pamje satelitore përmes programit Copernicus.

Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Shtetet Anëtare, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e pasojave të kushteve ekstreme atmosferike. Kjo mbështetje mund të realizohet edhe përmes aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në varësi të nevojave të evidentuara në terren.



Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa prioritet mbetet garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimi i pasojave të përmbytjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!