BE ndan 400 milionë euro ndihmë financiare për Turqinë

schedule07:18 - 8 Shkurt, 2024

schedule 07:18 - 8 Shkurt, 2024

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje për ta mbështetur Turqinë me 400 milionë euro për rimëkëmbjen e saj pas tërmeteve të vitit të kaluar, ku mijëra persona mbetën të vdekur.

Komisioni Evropian e ka nënshkruar këtë marrëveshje për të ndarë grantin 400 milionësh nga Fondi i Solidaritetit të Bashkimit Evropian për të financuar operacionet e rimëkëmbjes pas katastrofës pas tërmeteve shkatërruese.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në Bruksel, mes Komisioneres për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira dhe zëvendësministrit turk për Punët e Jashtme, Mehmet Kemal Bozay.

Siç ka bërë të ditur Ferreira, kjo është shifra më e lartë që e ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat.

“Nuk është çudi që kjo është shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për një vend kandidat. Është gjithashtu hera e parë që Turqia merr ndihmë nga EUSF-ja. Kur nevojitet mbështetje, Evropa përgjigjet – jo vetëm për shtetet anëtare, por edhe për fqinjët e saj. EUSF-ja ka të bëjë me qëndrimin në solidaritet me vendet dhe njerëzit”, është shprehur ajo pas nënshkrimit të marrëveshjes, njofton Komisioni Evropian në faqen e tij zyrtare.

Granti i së mërkurës me vlerë totale prej 400 milionë euro është pjesë e një pakete të Fondit të Solidaritetit të BE-së të miratuar nga Komisioni më 23 gusht 2023 dhe do të mbështesë më tej Turqinë pas tërmeteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!