BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

schedule16:20 - 16 Qershor, 2025

schedule 16:20 - 16 Qershor, 2025

Rusia nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe e kaluara e Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën Rusia është e interesuar është lufta, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni në konferencën e përditshme për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë çështje.

“Rusia ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, shtoi ai.

”Mjafton të përmendim edhe marrëveshjen e fundit të partneritetit Rusi-Iran, e cila sinjalizon një forcim të bashkëpunimit në shumë fusha, duke përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen”, tha El Anouni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!