Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord sot për një paketë sanksionesh kundër Bjellorusisë.
Diplomatët e BE-së dhe Belgjika njoftuan vendimin, pasi blloku miratoi paketën e tij të 14-të të sanksioneve për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Masat e reja përfshinin klauzola që rrisin përgjegjësinë ndaj kompanive të BE-së që eksportojnë nëpërmjet vendeve jo anëtare të BE-së.
“Kjo paketë do të forcojë masat tona në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë anashkalimin e sanksioneve,” tha Belgjika, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të qershorit.
BE ka punuar që nga fillimi i vitit të kaluar për të harmonizuar sanksionet e vendosura tashmë ndaj Bjellorusisë përpara pushtimit rus të Ukrainës me masat në përgjigje të luftës, por eksportet kryesore të potasës së vendit ishin një nga pengesat.
/abcnews.al