BE miraton propozimin për pesticidet

schedule14:46 - 27 Prill, 2018

schedule 14:46 - 27 Prill, 2018

Vendet anëtare të BE-së kanë aprovuar propozimin e Komisionit Europian për ndalimin e përdorimit në ambient të 3 pesticideve që ndikojnë në shfarosjen e bletëve. Përdorimi i përbërësve aktivë të njohur si “neonicotinoids”, i cili është kimikat i përhapur në bujqësi, do të lejohet vetëm në sera. Vendimi vjen pas masave ndaluese të vendosura nga BE-ja që në 2013-ën për ndalimin e përdorimit të pesticideve në ambient të hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!