BE miraton paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

schedule11:01 - 21 Shkurt, 2024

schedule 11:01 - 21 Shkurt, 2024

BE miratoi të mërkurën paketën e saj të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, sipas një deklarate të presidencës belge në platformën e mediave sociale X.

“Ambasadorët e BE-së sapo ranë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve në kuadër të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge, duke e quajtur atë një nga më të mirat e miratuara nga BE-ja.

Pjesë e paketës do të jenë të përfshirë 200 subjekte dhe individë.

Raundi i fundit i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshin një seksion të gjerë që përqendrohet në rrëmbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Krime, Bjellorusi dhe Rusi.

Në draft listën që u miratua nga përfaqësuesit e BE-së ishin një sërë burrash dhe grash që thuhet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt.

Mes të emëruarve ishte Inna Varlamova, e përshkruar në sanksione si “gruaja e Sergei Mironov”, e cila është anëtare e Dumës Shtetërore Ruse. Ajo mësohet se ka ndryshuar emrin dhe vendlindjen e njërit prej fëmijëve.

“Së bashku me burrin e saj, Varlamova adoptoi një fëmijë që u rrëmbye nga një jetimore në Kherson, një qytet ukrainas i cili ra nën pushtimin e paligjshëm rus. Varlamova personalisht udhëtoi në rajonin Kherson dhe transportoi ilegalisht dy fëmijë në Federatën Ruse.

Njërit prej fëmijëve, mbiemri u ndryshua në Mironova dhe vendlindja e saj u ndryshua në Podolsk, Rusi, në vend të Kherson, Ukrainë.

Një tjetër listë: “Marina Peschanskaya është avokate për të Drejtat e Fëmijëve në Sevastopol në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Në rolin e saj, ajo është përfshirë personalisht me transportin e paligjshëm të fëmijëve nga një jetimore në Melitopol në Sevastopol.

Në lidhje me transportin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, ajo ka justifikuar qëndrimet e Maria Lvova-Belovës.

Disa bjellorusë janë pjesë e listës, duke përfshirë Olga Volkova, e cila përshkruhet si “një nga personat kyç të përfshirë në dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Bjellorusi dhe adoptimin e tyre të mëvonshëm të paligjshëm nga familjet ruse dhe bjelloruse”.

Bjellorusia u akuzua për rrëmbimin e mbi 2,400 fëmijëve ukrainas, sipas një studimi nga Universiteti Yale vitin e kaluar.

Gjithashtu pjesë e sanksioneve është edhe Dmitriy Demidov, i përshkruar në dokument si “një nga personat kyç të përfshirë në dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Bjellorusi dhe adoptimin e tyre të mëvonshëm të paligjshëm nga familjet ruse dhe bjelloruse”.

Lista e sanksioneve përshkruan gjithashtu në detaje përpjekjen për të riprogramuar fëmijët me një numër shkollash ushtarake patriotike të përmendura ku nxënësit e moshës 6-18 vjeç takojnë ushtarë nga vija e frontit, inkurajohen t’u dërgojnë karta dhe letra mbështetëse dhe të mësojnë se si të përdorin dronët.

Paketa do të miratohet zyrtarisht për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!