BE miraton paketën e 12-të sanksioneve kundër Rusisë

schedule10:11 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:11 - 14 Nëntor, 2023

Zyrtarët e Bashkimit Europian janë duke finalizuar “detajet e fundit” të një pakete të propozuar të 12-të të sanksioneve ndaj Rusisë, që do të miratohet këtë javë.

Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat që Rusia po merr.

“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime.

Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t’ia paraqesim Këshillit”, tha Borrell.

Sipas mediave të huaja, paketa e re mund të përfshijë më shumë se 100 persona fizikë dhe 40 persona juridikë. Ka gjithashtu diskutime për ndalimin e punësimit të rusëve në të ashtuquajturit sektorë të ndjeshëm dhe riatdhesimin e aseteve ruse në BE.

Diskutimet mbi sanksionet e reja vazhduan pasi ministrat e jashtëm të G7 dhanë dritën jeshile për vendosjen e kufizimeve për diamantet me origjinë ruse në një takim në Japoni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!